Aktualitet

212 mln lekë investim/ Porti i Vlorës s’përballon dot fluksin, premtimi i pambajtur i Ramës dhe ministrave për traget

30 Korrik 2019, 07:49 Nga DOSJA
212 mln lekë investim/ Porti i Vlorës s’përballon dot

“Porti i Vlorës që nga ky sezon veror do të ofrojë shërbime më të shpejta dhe në kushte shumë më të mira për të gjithë udhëtarët.”

Ky ishte premtimi i ministrës së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukut, e cila shkoi për ta inspektuar pas përfundimit të punimeve në maj të këtij viti.

Edhe për rindërtimin e tij janë shpenzuar 212 milionë lekë të reja, sërish në port ka dyndje njerëzish dhe radhë të papërballueshme nga sportelet.

Pavarësisht shërbimeve, çmimi i biletave është rritur me 10 euro më shumë edhe pse në dispozicion të qytetarëve janë vetëm dy tragete të vjetër.

Kjo shënon një tjetër premtim të pambajtur nga ish-ministri Damian Gjiknuri, kryeministri Edi Rama dhe ministrja aktuale, të cilët me radhë janë zotuar për infrastrukturë të re.

Porti i Vlorës është përcaktuar si porti kryesor për nisjen e anijeve turistike me destinacion Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku edi rama porti i vlores belinda balluku edi rama porti i vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2019, 05:50

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taks...