Aktualitet

Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’, 23 të arrestuar, pa leje drejtimi dhe të alkoolizuar

30 Korrik 2019, 07:32 Nga DOSJA
Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’, 23 të arrestuar,

Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 23 persona, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Rrugorët e Tiranës përgjatë javës, kanë ndjekur dhe zbatuar detyrimet e planit të veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore, si dhe patrullimet me përzgjedhje gjatë fundjavës, për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia mbi normat e lejuara, etj.

Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës,
• janë arrestuar në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.

• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.

• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.

• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 23 persona policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ qarkullimi rrugor arrestohen 23 persona policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ qarkullimi rrugor

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2019, 05:50

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taks...