Aktualitet

Sharroi hekurat e burgut për të marrë hakun e nënës, shpallet në kërkim një ditë pas lirimit Lul Caka

30 Korrik 2019, 08:42 Nga DOSJA
Sharroi hekurat e burgut për të marrë hakun e nënës,

TIRANË– Një ditë pas lirimit të tij nga burgu, i “tmerrshmi” i Beratit Lul Caka është shpallur në kërkim për t’u rikthyer sërish në qeli.

Kjo sepse Caka ishte liruar 4 muaj e 22 ditë para kohe si pasojë e përllogaritjes së gabuar të drejtorit dhe kartelistit të burgut të Lushnjes.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar arrestimin e drejtorit Judmir Shurdhi dhe Llazar Minos. Përveç tyre, ministrja bëri me dije se ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm edhe të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

Caka ka drejtuar një grup kriminal në Berat, ndërsa krimet e tij datojnë nga vitit 1995, ku dyshohet se ka kryer vrasjen e parë për të vijuar deri në vitin 1997. Ai sharroi kangjellat e burgur për t’u arratisur në mënyrë që të merrte hakun e nënës e vëllait të vrarë e përdhunuar.

(k.m/dosj.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i lushnjes etilda gjonaj lirohet lul caka burgu i lushnjes etilda gjonaj lirohet lul caka

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2019, 05:50

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taks...