Art&Argëtim

Nga se vuan? Burri i Kourtney Kardashian shtrohet në spital me urgjencë, thirrja e tij: Zot më ruaj!

Në mëngjesin e së martës, bashkëshorti i Kourtney Kardashian shkruante në “Twitter”: Zot më ruaj”, ndërkohë fansat nuk kuptuan se pse ishte ky postim.

29 Qershor 2022, 10:20 Nga A.B

Nga se vuan? Burri i Kourtney Kardashian shtrohet në spital me

SHBA- Bashkëshorti i Kourtney Kardashian, Travis Barker është dërguar me ambulancë në një spital lokal të Los Angeles-it të martën, pasi vuante nga një problem misterioz mjekësor. Bateristi 46-vjeçar fillimisht mbërriti në spitalin “West Hills”. Por duket se problemi shëndetësor është aq serioz sa u transportua në Qendrën Mjekësore “Cedars Sinai”, shkruan DailyMail.

Në mëngjesin e së martës, bashkëshorti i Kourtney Kardashian shkruante në “Twitter”: Zot më ruaj”, ndërkohë fansat nuk kuptuan se pse ishte ky postim.

Nga se vuan? Burri i Kourtney Kardashian shtrohet në spital me

Disa orë më vonë, vajza 16-vjeçare e tij, Alabama, shkroi në historinë e saj në “Instagram: “Ju lutem dërgoni lutjet tuaja”, duke e shoqëruar me një emoji të trishtuar.

Kourtney është parë në çdo moment pranë Travis teksa mbante në kokë një kapuç të zi.

kourtney kardashian travis barker

Sondazh

Poll