Art&Argëtim

‘Fëmijëria ime në Shqipëri’, Kledi Kadiu publikon foton që i çuditi të gjithë

23 Shkurt 2019, 11:44 Nga DOSJA
‘Fëmijëria ime në Shqipëri’, Kledi Kadiu

Shpesh i kemi parë personazhet e njohur shqiptarë të bëhen nostalgjikë dhe kësaj manie mesa duket nuk i ka shpëtuar as Kledi Kadiu. Balerini i famshëm shqiptar ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto të viteve ’80, në të cilën shihet përkrah motrës së tij kur ata kanë qenë fëmijë.

Në atë kohë, Kledi jetonte në Shqipëri së bashku me familjen e tij dhe pavarësisht se kanë kaluar 40 vite duket se tek balerini tiparet e fytyrës janë pothuajse të njëjta, sërish mbetet Kledi simpatik.

Ajo që i ka çuditur fansat është ngjashmëria e motrës me vajzën e tij, Lea. Ai ka postuar edhe më parë foto me vajzën, por këtë herë ishte fotoja e parë me motrën kur ata kanë qenë fëmijë. Halla dhe mbesa duken si dy pika uji, kaq identike!

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kledi kadiu motra e kledi kadiut vajza e kledi kadiut kledi kadiu motra e kledi kadiut vajza e kledi kadiut

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shkurt 2019, 09:08

Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

E kollitura është një simptomë  normale dhe  e domosdoshme.Ajo e ndihmon organizmin, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut pë...