Aktualitet

“Burgjet, thertore për shqiptarët”/ Mediat greke mohojnë vrasjen e 52-vjeçarit nga gardianët: U mbyt me litar (Detaje)

30 Korrik 2019, 07:22 Nga DOSJA
“Burgjet, thertore për shqiptarët”/ Mediat greke

GREQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 52-vjeçarit shqiptar Gani Hila në burgun e Lefsinës në Greqi. Mësohet se 52-vjeçari akuzohej për ngacmim seksual.

Sipas mediave greke, 52-vjeçari u arrestua të dielën pasdite pas një ankese të një gruaje 41-vjeçare, e cila pretendonte se Hila ishte përpjekur që ta ngacmonte seksualisht.

Mëngjesin e djeshëm kur gardianët shkuan për të marrë nga paraburgimi 52-vjeçarin dhe për ta dërguar atë në prokurori, e gjetën në tualet me një lak të improvizuar me çarçafë rreth qafës.

Edhe pse ai u tranportua menjëherë drejt spitalit të burgut, mjekët nuk mund të bënin asgjë për shqiptarin.

Mediat vendase e kanë cilësuar si vetëvrasje vdekjen e 52-vjeçarit, ndërsa në denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha të burgosurit e tjerë pretendonin për dhunë nga gardianët grekë. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i lefsinës gani hila greqi vritet shqiptari ne burgun grek burgu i lefsinës gani hila greqi vritet shqiptari ne burgun grek

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2019, 05:50

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga Thethi kur koshat e plehrave janë të tejmbushur. Ai ngre shqetësimin se të gjithë bizneset paguajnë taks...