Aktualitet

VIDEO- Momenti kur shqiptari dhe greku rrahin biznesmenin në mes të rrugës

Pamjet e rrahjes së tij janë fiksuar nga një banesë pranë vendit ku iu vu pritë biznesmenit, ndërsa duket qartë dhuna që ushtrohet ndaj tij edhe me mjete të forta, si psh. leva. 

29 Qershor 2022, 10:00 Nga k.m.

VIDEO- Momenti kur shqiptari dhe greku rrahin biznesmenin në mes të

GREQI- Del videoja nga momenti kur biznesmeni grek Theodoros Kousathanas rrihet me levë nga dy persona, një prej tyre nga Shqipëria. Pamjet e rrahjes së tij janë fiksuar nga një banesë pranë vendit ku iu vu pritë biznesmenit, ndërsa duket qartë dhuna që ushtrohet ndaj tij edhe me mjete të forta, si psh. leva. 

Siç shihet në fragmentin e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga mjeti i vjedhur dhe e godet fort shënjestrën e tij, por më pas largohet para se të bjerë shumë në sy tek banorët e zonës. Megjthatë biznesmeni ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në një spital privat për ndihmën e parë. 

“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ngjarja ka ndodhur pak sipër unazës. Ishte një tjetër që e priti, ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar të njëjtën ditë me avion dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër. Ne nuk kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë, por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë. Hetimi ka ecur,”- tha vëllai i biznesmenit për televizionin MEGA.

Pak ditë më parë, vetë hoteleri kishte folur për SKAI-n për sulmin: Më sulmoi shoferi i makinës, sapo zbrita për të parë se çfarë kishte ndodhur, kuptova që ai kishte veshur një kapele të zezë dhe mbante një levë. Rrahja ishte vdekjeprurëse dhe kishin për qëllim të më vrisnin. Fatmirësisht u shfaqën dy fqinjë dhe ata u trembën e u larguan. Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim një grek, ndërsa u arrestua shqiptari./ Marrë nga Protothema

theodoros kousathanas

Sondazh

Poll