Aktualitet

Shqiptari vret turkun në Gjermani, vendoset çmimi i lartë për “kokën” e tij: Kush e sheh...

Nga të dhënat paraprake, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar kryesor, por nuk dihet se çfarë mund ta ketë shtyrë në vrasjen e turkut.

29 Qershor 2022, 09:26 Nga k.m.
Shqiptari vret turkun në Gjermani, vendoset çmimi i lartë
Fisnik Hoxha

GJERMANI- Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane, shqiptari Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof, i cili ndërroi jetë menjëherë në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta sjellë në jetë.

Nga të dhënat paraprake, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar kryesor, por nuk dihet se çfarë mund ta ketë shtyrë në vrasjen e turkut.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha është kërkuar që të lajmërojë menjëherë policinë në 110. Por gjithashtu kërkohet kujdes, pasi Hoxha mund të jetë i armatosur

Gjithashtu, Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin./ Marrë nga ndr.de

fisnik hoxha shqiptari vret turkun ne gjermani

Sondazh

Poll