Aktualitet

Policia po ushtronte kontroll në lokal, 4 të rinjtë s'binden, vihen në pranga (EMRAT)

Të rinjtë e moshave 20 deri në 23-vjeç kundërshtuan policinë.

29 Qershor 2022, 09:02 Nga A.B
Policia po ushtronte kontroll në lokal, 4 të rinjtë
Arrestim

FIER- Julian Tafa, Anerik dhe Albano Metaj dhe Elsi Kapaj janë katër të rinjtë e arrestuar nga policia e shtetit. Këta persona, nuk iu bindën urdhërit të policisë, e cila po ushtronte kontroll në lokalin ku ata ishin klientë. Të rinjtë e moshave 20 deri në 23-vjeç kundërshtuan policinë. Për këtë arsye ata u vunë në pranga dhe do të akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

fier arrestim ne fier

Sondazh

Poll