Bota

Olaf Scholz: Të gjithë duhet ta ndihmojnë Ukrainën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Berlini do të sigurojë një divizion prej 15,000 trupash, me 65 avionë dhe 20 anije, për forcën e gatishmërisë së lartë të NATO-s.

29 Qershor 2022, 10:56 Nga j.c
Olaf Scholz: Të gjithë duhet ta ndihmojnë Ukrainën
Olaf Scholz

SPANJË- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë për "për aq kohë dhe aq intensivisht sa është e nevojshme".

"Rusia me luftën e saj brutale të agresionit ka shkelur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës. Është e drejtë që shtetet që po bashkohen këtu, por gjithashtu edhe shumë të tjerë të japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet me mjete financiare, me ndihma humanitare, por edhe duke siguruar armë që Ukraina ka nevojë urgjente"-u tha Scholz gazetarëve në Madrit. 

Sipas CNN, të martën, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Berlini do të sigurojë një divizion prej 15,000 trupash, me 65 avionë dhe 20 anije, për forcën e gatishmërisë së lartë të NATO-s. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi të hënën se aleanca do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300,000 nga viti 2023.

olaf scholz lufta ukraine-rusi samiti i nato ne madrid samiti i nato-s

Sondazh

Poll