Bota

VD/ Televizioni shtetëror grek u mëson shikuesve se si të vjedhin karburantin me rritjen e çmimeve

Pas demonstrimit të metodës, një riparues makinash tregon se ku mund të shpohet rezervuari i karburantit të makinës për ta vjedhur.

29 Qershor 2022, 09:48 Nga j.c

VD/ Televizioni shtetëror grek u mëson shikuesve se si të vjedhin

GREQI- Në programin e mëngjesit të televizionit publik ERT në Greqi është transmetuar një video që u tregonte shikuesve se si të vidhnin benzinë ​​nga makinat ndërkohë që çmimet e karburantit rriten.

"Nuk është diçka tmerrësisht e komplikuar... nuk keni nevojë as për një tub të veçantë, madje edhe një zorrë për ballkone do ta bëjë,"-tha gazetari i stacionit Kostas Stamou gjatë emisionit të lajmeve të mëngjesit të ERT Syndeseis të mërkurën.

Pas demonstrimit të metodës, një riparues makinash tregon se ku mund të shpohet rezervuari i karburantit të makinës për ta vjedhur. Menjëherë pas transmetimit kanë nisur komentet në Tëitter ku e quajnë skandaloze se si në televizioni shtetërorë mëson qytetarët të vjedhin.

Sipas Daily Mail, çmimet e karburantit janë rritur në Greqi muajt e fundit. Çmimi ka arritur mbi 2.37 euro për litër mesatarisht në Athinë të mërkurën dhe mbi 2.50 euro në Rodos dhe ishujt fqinjë. Autoritetet greke i kanë rezistuar thirrjeve për të ulur taksat mbi karburantin, duke zgjedhur në vend të tyre subvencionet 30-50 euro për pronarët e makinave dhe motoçikletave më pak të pasura.

media greke si te vidhni nafte rritet cmimi i naftes greqi

Sondazh

Poll