Bota

Menuja e darkës në Samitin e NATO-s! 13 meze, levrek me “qumësht tigri” dhe shkumë kokosi

Shefi i famshëm madrilen Paco Ronthero ishte ai që gatoi për liderët botërorë

29 Qershor 2022, 11:12 Nga A.B
Menuja e darkës në Samitin e NATO-s! 13 meze, levrek me
Darka e Samiti te NATO-s

SPANJË- Menuja e darks zyrtare të shtruar nga Mbreti i Spanjës, Filipi VI me Mbretëreshën Letitia në Pallatin e Madridit për nder të liderëve të NATO-s është bërë publike nga Protothema.

Shefi i famshëm madrilen Paco Ronthero ishte ai që gatoi për liderët botërorë. Darka nisi fillimisht me 13 meze të cilat përfshinin ullinj sferikë, briosh me ton të kuq dhe mustardë të stilit të vjetër , ushqim deti me levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), picania viçi, karavidhe me vaj ulliri dhe grejpfrut rozë, grejpfrut romesco, taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.

Mezet plotësoheshin me kroketa me karkaleca me hudhër, misër të pjekur me guacamole, kroketa merluci të skuqur dhe gazpaço me vaj borziloku. Pjata kryesore ishte merluci me salcë më të vogël, tapiokë dhe lëng trofte, ndërsa për ëmbëlsirë Ronthero përgatiti shkumë kokosi me granitë mente dhe fruta pasioni.

Menuja shoqërohej me verë të kuqe, të bardhë dhe të gazuar, si dhe me ujë. 

Samiti i NATO-s nis zyrtarisht sot, në orën 11:00, me ceremoninë e pritjes së liderëve nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez. Në orën 11:30 do të fillojë Samiti me ndërhyrjen në fillim të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Dreka e liderëve është planifikuar për në orën 14:30. Në orën 16:00 do të zgjerohet Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e Australisë, Gjeorgjisë, Japonisë, Koresë, Zelandës së Re, Suedisë, Finlandës, Presidentëve të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Sot në orën 20:00 do të jetë darka joformale e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

samiti i natos ne madrid

Sondazh

Poll