Bota

Dick Cheney hedh iden për ndarjen teritorreve të Rusisë, pasi sulmet e tyre në Ukrainë nuk po reshtin

Dick donte të shihte shpërbërjen jo vetëm të Bashkimit Sovjetik, por edhe të vetë Rusisë

29 Qershor 2022, 09:42 Nga d.d
Dick Cheney hedh iden për ndarjen teritorreve të Rusisë, pasi
Vladimir Putin

RUSI-Në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Dick Cheney, pa një mundësi për aleatët perëndimorë që të shkonin një hap më tej, gjithashtu të shohi Rusinë të shpërbëhej. Sipas mediave të huaja, Dick donte të shihte shpërbërjen jo vetëm të Bashkimit Sovjetik, por edhe të vetë Rusisë, në mënyrë që të mos ishte më një kërcënim për pjesën tjetër të botës shkruante drejtori i CIA-s Robert Gates në kujtimet e tij.

Në prag të pushtimit, kreu i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, hodhi 'poshtë' bisedimet e krizës me Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar: Ata po fshehin qëllimin e tyre specifik, dhe ai është shpërbërja e Federatës Ruse.

Në muajin e katërt të luftës në Ukrainë, gjithnjë e më të përgjakshëm, pa perspektiva të dukshme për zgjidhje, ideja e ndarjes së Rusisë erdhi përsëri. "Skifterët" në qendrat kërkimore evropiane pretendojnë se kjo është edhe e qëndrueshme dhe e dëshirueshme, dhe zyrtarët amerikanë kanë shprehur mbështetje për këtë ide .

Ekzistojnë gjithashtu indikacione për një lëvizje për pavarësi në republikat ruse. Federata përbëhet nga 85 provinca, 22 prej të cilave janë republika, secila prej të cilave përfaqëson një etni të ndryshme.  Lufta sot ka hyrë në ditën e 126. Sulmet ruse janë çdo ditë në progres, ato shkaktojnë dhjetëra të vdekur.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll