Bota

Kriza e energjisë përkeqësohet, danezëve u kërkohet të bëjnë dushe më të shkurtra

Reduktimi i energjisë është pjesë e një fushate reklamuese prej 3.6 milionë dollarësh, e cila gjithashtu këshillon njerëzit që të heqin prizat kur shkojnë me pushime verore.

29 Qershor 2022, 09:20 Nga j.c
Kriza e energjisë përkeqësohet, danezëve u kërkohet
Foto ilustruese

DANIMARKË- Kriza energjetike e Europës është tani aq e rëndë sa Danimarka u kërkoi qytetarëve të saj të bënin dushe më të shkurtra dhe të thajnë rrobat jashtë, si pjesë e një sërë masash për të kursyer energjinë dhe gazin natyror. 

Sipas mediave të huaja, Danimarka synon të kursejë 3.4 milionë për të reduktuar konsumin e energjisë. Reduktimi i energjisë është pjesë e një fushate reklamuese prej 3.6 milionë dollarësh, e cila gjithashtu këshillon njerëzit që të heqin prizat kur shkojnë me pushime verore. Familjet përbëjnë afërsisht 29% të konsumit të gazit në Danimarkë.

Stine Leth Rasmussen, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në agjencinë daneze tha se shpresojnë që qytetarët danezë të reduktojnë konsumin e energjisë.

"Ne shpresojmë që kjo fushatë do t'i bëjë danezët të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë për hir të kuletave të tyre, situatës së furnizimit me energji dhe ndikimit të klimës. Do të na duhet të importojmë më pak gaz në Evropë nëse i bëjmë familjet të reduktojnë konsumin e energjisë,”-tha ai.

Danimarka është në mesin e një grushti vendesh europiane që Rusia i ka mbyllur rubinetat e gazit, pasi kompania e kontrolluar nga shteti  refuzoi të paguajë karburantin në rubla. Do të ketë një rritje të furnizimit nga Norvegjia përmes tubit të ri Baltik në tetor. 

Gjermania, konsumatori më i madh i energjisë në Europë, në fillim të këtij muaji u tha njerëzve që të shkrijnë rregullisht ngrirësit e tyre, të ndryshojnë kokat e dushit në ato më efikase dhe të kalojnë në ndriçimin LED në zyrat në të gjithë vendin. 

danimark

Sondazh

Poll