Bota

Johnson: Nëse Putin do të ishte grua, nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë

Duke folur pas samitit të G7 në Bavari, Johnson dha një intervistë për një gazetë gjermane ku përmendi barazinë gjinore dhe që sipas tij nëse Putini do të ishte grua nuk do të kishte nisur luftën.

29 Qershor 2022, 08:52 Nga j.c
Johnson: Nëse Putin do të ishte grua, nuk do ta kishte nisur
Boris Johnson

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson ka pohuar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua dhe beson se lufta është një “shembull i përsosur i maskulitetit toksik”. Komentet e Johnson vijnë përpara një takimi të NATO-s ku aleatët do të diskutojnë se si t'i përgjigjen kërcënimeve të ardhshme.

Duke folur pas samitit të G7 në Bavari, Johnson dha një intervistë për një gazetë gjermane ku përmendi barazinë gjinore dhe që sipas tij nëse Putini do të ishte grua nuk do të kishte nisur luftën.

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim që nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur, macho pushtimi dhe dhune në mënyrën që ka. Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë,"- tha Johnson.

Sipas BBC, Johnson tha gjithashtu se edhe pse udhëheqësit e G7-ës duan "dëshpërimisht" një fund të luftës në Ukrainë, aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje për këtë. Johnson tha se Perëndimi duhet të mbështesë strategjinë ushtarake të Ukrainës, në mënyrë që ta sjellë presidentin Volodymr Zelenskyy në pozicionin më të mirë të mundshëm në negociatat me Rusinë kur të vijnë përfundimisht bisedimet.

boris johnson vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll