Aktualitet

KED sërish ankesë për Agjencinë e Kadastrës: Drejtoritë rajonale nuk sjellin përgjigje

Ankesa lidhet me mungesën e informacionit që kërkojnë për gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën Kushtetuese.

29 Qershor 2022, 08:59 Nga A.B
KED sërish ankesë për Agjencinë e Kadastrës:
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dërguar sërish ankesë për agjensinë e Kadastrës. Ankesa lidhet me mungesën e informacionit që kërkojnë për gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tyre, asnjë nuk jep përgjigje nga Agjensia e Kadastrës.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi konstatoi sërish mungesën e informacionit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, vendosi të njoftojë këtë të fundit lidhur me Drejtoritë dhe Zyrat Rajonale të cilat deri në mbledhjen e sotme, kane sjellë informacionin e kërkuar nga KED dhe për rrjedhojë edhe ato të cilat nuk e kanë sjellë këtë informacion", thuhet në njoftim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, po punon për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë të përsëritur, KED i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale të regjistruara në regjistrat e pasurive të paluajtshme të kandidatëve që kanë shprehur interes për t`u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll