Politike

Grida Duma: S’kam asgjë të tepruar, kurohem, për mua veshja është element. Djalin s’e lë të më shohë në TV

Referuar komenteve për pamjen e jashtme, Duma tha se nuk ka asgjë të tepruar tek ajo.

28 Qershor 2022, 22:22 Nga F.M
Grida Duma: S’kam asgjë të tepruar, kurohem, për mua veshja
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se nuk preferon që ta shohë veten në intervista apo që të lexojë çdo lajm që shkruhet për të. E ftuar në “RTSH”, Duma tha se nuk e lejon as djalin e saj që ta shohë dhe ndërron kanalin televiziv kur sheh se ai po e ndjek në ekran. Referuar komenteve për pamjen e jashtme, Duma tha se nuk ka asgjë të tepruar tek ajo. Deputetja shtoi se veshja sipas saj, është një element shumë i fortë në politikë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Si ia dilni vetëm në gjithë këto situata, lajme që shkruhen?

Grida Duma: Nëse ka nga ato që janë të padëshirueshme e jo të verteta, kam edhe unë ato mbrojtësit e mi që nuk më lënë që t’i lexoj. Nëse do të çmendesh në ditët e sotme, shiko, ulu dhe shiko se çfarë kanë shkruar për ty. Unë nuk preferoj ta shoh veten në intervista, kur im bir e çon televiziorin diku ku jam unë, i them hiqe. Në rast se shkruajnë për veshjen, unë di që nuk kam asgjë të tepruar, por jam e kuruar. E konsideroj veshjen diçka shumë të fortë në politikë.

grida duma

Sondazh

Poll