Politike

Turqia i hapi rrugë Suedisë dhe Finlandës, Meta: Vendim i duhur për forcimin e sigurisë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar nënshkrimin e Memorandumit, si një veprim të duhur që i shërben forcimit të sigurisë së NATO-s.   

28 Qershor 2022, 22:06 Nga I.A
Turqia i hapi rrugë Suedisë dhe Finlandës, Meta: Vendim i
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Turqisë për t'i hapur rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar nënshkrimin e Memorandumit, si një veprim të duhur që i shërben forcimit të sigurisë së NATO-s.   

Postimi i Plotë:

E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike.

 

ilir meta

Sondazh

Poll