Politike

Grida Duma flet për Metën: Politikan karriere, u ka mbijetuar goditjeve nga dy partitë e mëdha

Duma tha se Meta është një nga ata politikanët që u ka rezistuar goditjeve të partive të mëdha.

28 Qershor 2022, 21:45 Nga I.A,F.M
Grida Duma flet për Metën: Politikan karriere, u ka mbijetuar
Grida Duma

TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma e ka cilësuar Presidentin Ilir Meta si një President karriere. E ftuar në RTSH, Duma tha se Meta është një nga ata politikanët që u ka rezistuar goditjeve të partive të mëdha.

"Ilir Meta është një njeri me eksperiencë politike, të qëndrosh mes dy partive, tu mbijetosh goditjeve të partive të mëdha. Kjo gjë e ka bërë atë një politikan karriere, nuk ka asnjë diskutim," tha Duma.

grida duma ilir meta

Sondazh

Poll