Politike

Simon Miraka: A do jetojmë në Shqipërinë tonë apo do shkojmë në mërgim?

Po ashtu ai ka shtuar se njerëzit ti bëjnë një pyetje vetes, a do të jetojmë në Shqipërinë tonë të dashur apo do të shkojmë në mërgim dhe të lotojmë për vendin tonë.

28 Qershor 2022, 19:32 Nga I.A
Simon Miraka: A do jetojmë në Shqipërinë tonë apo do
Pamje nga takimi

TIRANË- Përfaqësuesi i të përndjekurve politik Simon Miraka ka deklaruar se do të dalë në protestën e 7 korrikut. Gjatë takimit me ish-kryeministrit Sali Berisha, Miraka ka thënë se arsyeja që njerëzit duhet të dalin në protestë është aspekti ekonomik. Po ashtu ai ka shtuar se njerëzit ti bëjnë një pyetje vetes, a do të jetojmë në Shqipërinë tonë të dashur apo do të shkojmë në mërgim dhe të lotojmë për vendin tonë.

"Ju faleminderit të gjithëve në veçanti organizatorëve. Doktor Berisha më vjen mirë që njerëzit u shohin si mesia. E them këtë duke pasur parasysh datën 11 dhejtor kur unë isha duke mbërdhif në shtëpi dhe njerëzit me mijëra ndonëse ishte ftohtë dhe binte shi, dukej sikur po bijshin rrezet e diellit. Për sa i përket datës 7, unë i përkas një shtrese që ka luftuar 45 vite për liri dhe falë zotit ja ku jemi dhe kauza jonë ishte liria dhe atdheu. Tani po më kujtohen dy vargjet e Fishtës ku thotë  ‘rreth e rreth kësaj rrokullie, vend si Shqipëria nuk ka’. Për fat të keq ne na mungon solidariteti me njëri tjetrin. E them këtë se në rast se këta që mbrojtën teatrin, do të ishin mbështetur nga qytetaria e Tiranës prishja nuk do të kishte ndodhur. Mua do më japësh pak shtesë për shkak të mungesës së fjalës. Edhe besoj se kolegët janë dakord për 2 minuta. Kam parasysh protestën e naftëtarëve që erdhën nga Patosi në këmbë duke rënë shi dhe nuk i mbështeti kurrkush. Për fat të keq kujtoj Shekspirin, ‘To be or not to be, this is the question’, a do të dalim ne nga kjo gjendje dhe argumenta ka mjaft, a do të dimë ne ti paraqitim këto argumenta dhe ajo që mund ti thithi si magnet njerëzit është aspekti ekonomik që i detyron njerëzit që të largohen nga atdheu. Uroj që në datë 7 korrik njerëzit ti bëjnë një pyetje vetes, a do të jetojmë në Shqipërinë tonë të dashur apo do të shkojmë në mërgim dhe të lotojmë për vendin tonë," tha Miraka.

simon miraka sali berisha

Sondazh

Poll