Politike

Berisha: Rama në Bruksel flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë

Berisha tha se Rama nuk e ka në agjendë për Kosovën dhe as nuk lobon për të, sepse një gjë të tillë nuk ia lejon Aleksandar Vuçiç. 

28 Qershor 2022, 19:28 Nga I.A
Berisha: Rama në Bruksel flet 5 herë më shumë për
Pamje nga takimi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, nga takimi i dytë me Shoqërinë Civile dhe Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë, akuzoi Edi Ramën se shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë. 

Berisha tha se Rama nuk e ka në agjendë për Kosovën dhe as nuk lobon për të, sepse një gjë të tillë nuk ia lejon Aleksandar Vuçiç. 

“Kjo është një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, shqiptar, vendos për t’i thënë ‘Jo’ ose ‘Po’ ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, as presidencën, as parlamentin, por na informon se u lidha me Aleksandar Vuçiç. Në fakt u lidh pasi mori vendimin. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, kurse për Kosovën e ka ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, ose të bëjë avokatinë e saj”, u shpreh Berisha. 

aleksandar vuçiç sali berisha

Sondazh

Poll