Bota

Samiti i NATO-s/ Fillon takimi kritik i Erdogan me liderët suedezë dhe finlandezë

Ky takim zhvillohet në ambientet e samitit të Aleancës në kryeqytetin spanjoll dhe synon heqjen e vetos turke për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO.

28 Qershor 2022, 17:35 Nga d.a.
Samiti i NATO-s/ Fillon takimi kritik i Erdogan me liderët suedezë dhe
Erdogan

SPANJË- Ka filluar në Madrid një takim midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, homologut finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministres suedeze Magdalena Anderson në një përpjekje për të hequr veton turke për pranimin e dy vendeve në NATO.

Ky takim zhvillohet në ambientet e samitit të Aleancës në kryeqytetin spanjoll dhe synon heqjen e vetos turke për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO.

Turqia po bllokon Suedinë dhe Finlandën për t'u bashkuar me NATO-n, sepse i akuzon ata për pritjen e luftëtarëve të PKK-së kurde, të cilën e konsideron si "terroriste".

rexhep taip erdogan samiti i nato-s

Sondazh

Poll