Bota

Macron: Askush nuk po mendon fundin e luftës në Ukrainë në javët apo muajt e ardhshëm

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj se askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm.

28 Qershor 2022, 16:23 Nga d.a.
Macron: Askush nuk po mendon fundin e luftës në Ukrainë në
Emmanuel Macron

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi sot në fjalimin përmbyllës të Samitit të G7 se "Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën". 

Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të ruhen për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj se askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm.

Ai shprehu shpresën se një dalje mund të arrihet në fund të vitit, por vetëm me sigurinë se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë.

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një "shtet që sponsorizon terrorizmin". Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një "krim lufte".

emmanuel macron samiti i g7 ne berlin

Sondazh

Poll