Bota

Bëri thirrje nacionaliste dhe urrejtjeje, arrestohet 20-vjeçari nga Beogradi në Kosovë

Nedeljkoviq u arrestua pasi dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes dhe përçarjes në organizimin e “Vidovdanit” në Gazimestan.

28 Qershor 2022, 16:12 Nga d.a.
Bëri thirrje nacionaliste dhe urrejtjeje, arrestohet 20-vjeçari nga
Nikola Nedeljkoviq

KOSOVË- Nikola Nedeljkoviq, është 20 vjeçari nga Beogradi, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës dhe nën pranga është shoqëruar për në Prishtinë.

Nedeljkoviq u arrestua pasi dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes dhe përçarjes në organizimin e “Vidovdanit” në Gazimestan.

Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë mijëra serbë nga Kosova dhe rajoni janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, manifestim i cili po shoqërohet nën masa të rrepta nga policia e Kosovës për të evituar incidente dhe përplasje. Gjatë kontrolleve policia ka ndaluar disa të rinj që të mbajnë bluze me mbishkrime nacionaliste.

nikola nedeljkoviq

Sondazh

Poll