Bota

"Kujdes se ka gazetarë", momenti kur Macron i jep Biden lajmin e keq për naftën

Në kamera shihet dhe dëgjohet teksa Macron po fliste me Biden për krizën e naftës kur këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së Jake Sullivan vuri re se po filmoheshin.

28 Qershor 2022, 16:01 Nga d.a.
"Kujdes se ka gazetarë", momenti kur Macron i jep Biden lajmin e
Macron dhe Biden

GJERMANI- Një moment interesant është kapur nga kamerat gjatë Samitit të G7 në Gjermani ku presidenti francez Emmanuel Macron ishte duke biseduar me Biden.

Në kamera shihet dhe dëgjohet teksa Macron po fliste me Biden për krizën e naftës kur këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së Jake Sullivan vuri re se po filmoheshin.

"Kam pasur një telefonatë me MbZ. Më tha dy gjëra. Unë jam në maksimum të kapacitetit të prodhimit. Kjo është ajo që ai pretendon."- u dëgjua Macron duke i thënë presidentit amerikan Joe Biden në ambjentet e samitit të G7, duke ju referuar udhëheqësit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Sullivan vuri se se gazetarët po filmonin dhe menjëherë ju drejtua dyshes duke i thënë se është më mirë ta vazhdonin bisedën brenda pasi kishte gazetarë aty pranë.

Dy prodhuesit kryesorë të naftës të OPEC-ut, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mezi mund të rrisin prodhimin e naftës, presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se i ishte thënë nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë perceptuar si dy vendet e vetme në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) me kapacitet të lirë për të rritur dërgesat globale që mund të ulin çmimet.

Çmimet botërore të naftës janë rritur në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit për shkak të mungesës së ofertës dhe rikthimit të kërkesës nga më e keqja e epidemisë së koronavirusit. Çmimet janë rritur më tej që kur Moska pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

Evropa po kërkon mënyra për të zëvendësuar deri në 2 milionë fuçi naftë ruse dhe rreth 2 milionë fuçi në ditë produkte të rafinuara që kishte importuar nga Moska para luftës në Ukrainë.

emmanuel macron joe biden samiti i g7 ne berlin

Sondazh

Poll