Bota

Tentuan të arratiseshin, të paktë 49 të burgosur humbin jetën në Kolumbi

Tragjedia u shpalos gjatë një tentative arratisjeje të shoqëruar me zjarr, sipas autoriteteve, të cilët thanë se "më shumë se 40 persona u plagosën".

28 Qershor 2022, 16:57 Nga d.a.
Tentuan të arratiseshin, të paktë 49 të burgosur humbin
Burg ne Kolumbi

KOLUMBI- Të paktën 49 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një tentativë arratisjeje në një burg në Toulouse, Kolumbia jugperëndimore, i ka thënë AFP Shërbimi Penitenciar i vendit.

Për momentin kemi 49 të vdekur, por ky është një raport provizor që mund të rritet”, tha zëdhënësi.

Tragjedia u shpalos gjatë një tentative arratisjeje të shoqëruar me zjarr, sipas autoriteteve, të cilët thanë se "më shumë se 40 persona u plagosën".

Presidenti në largim Ivan Duque konfirmoi tragjedinë, pa përmendur viktimat.

Kam dhënë udhëzime për kryerjen e një hetimi që do të lejojë të hidhet dritë në këtë situatë të tmerrshme. Shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave”.- tha ai.

ivan duque 49 te vdekur ne kolumbi

Sondazh

Poll