Bota

NATO e “zhgënjyer” nga qëndrimi i Kinës ndaj pushtimit rus të Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk e sheh Kinën si një kundërshtar.

28 Qershor 2022, 16:27 Nga d.a.
NATO e “zhgënjyer” nga qëndrimi i Kinës ndaj
Jens Stoltenberg

MADRID- Duke folur në përfundim të samitit të NATO-s në Madrid, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk e sheh Kinën si një kundërshtar, por ajo është e shqetësuar për lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Pekinit me Moskën.

"Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar, por jemi të zhgënjyer nga fakti që Kina nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, që Kina po përhap shumë nga narrativat e rreme për NATO-n, Perëndimin dhe gjithashtu se Kina dhe Rusia janë më afër tani se sa kanë qenë kurrë më parë."- tha Stoltenberg.

Stoltenberg vuri në dukje se Kina së shpejti do të ishte ekonomia më e madhe në botë dhe NATO-s i duhej të angazhohej me Pekinin për çështje si ndryshimi i klimës.

 

jens stoltenberg nato kritika kines

Sondazh

Poll