Politike

Rama niset drejt Madridit për samitin e NATO-s, Xhaçka e Peleshi pjesë e delegacionit

Në Samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.

28 Qershor 2022, 17:20 Nga F.M
Rama niset drejt Madridit për samitin e NATO-s, Xhaçka e Peleshi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se në Samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022. Pjesë e delegacionit janë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022,”- njofton ministria e Jashtme.

edi rama samiti i natos ne madrid

Sondazh

Poll