Art&Argëtim

Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën: Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë

Elgit dhe Klea janë prindër të një djali, Kridit

28 Qershor 2022, 13:31 Nga d.d
Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën: Ajo
Klea Huta, Elgit Doda

TIRANË- Këngëtari Elgit Doda ka rrëfyer historinë e dashurisë me moderatoren Klea Huta. Elgiti ka qenë i ftuar në emisionin “Piter Pan”, teksa u pyet se si e bëri për vete Klean. 

“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe t’i mbushim mendjen që jemi të mirë.Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë.

Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakat, i harroj gjërat”, tha Elgiti.

Elgit dhe Klea janë prindër të një djali, Kridit, i cili pak javë më parë festoi dhe përvjetorin e dytë të lindjes. Në këtë ditë speciale, ai i propozoi Kleas për martesë.

elgit doda klea huta

Sondazh

Poll