Art&Argëtim

Tentoi t’i prishte dasmën, gjykata merr vendimin për ish-bashkëshortin e Britney Spears

40-vjeçari fillimisht u akuzua për përndjekje, por ankesa u ndryshua të premten, Aleksandri deklaroi se ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat.  

28 Qershor 2022, 11:16 Nga j.c
Tentoi t’i prishte dasmën, gjykata merr vendimin për
Britney Spears dhe Jason Alexander

SHBA- Ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, Jason Alexander do të dalë në gjyq për përndjekjeje dhe akuza të tjera. Ai hyri në shtëpinë e këngëtares vetëm disa orë para martesës së saj me modelin Sam Asghari.

Avokati i Aleksandrit u shpreh se akuzat për ndjekje penale kundër klientit të tij ishin të kota sepse gjykata nuk ka prova të mjaftueshme që ai ishte aty për të dëmtuar Britney-n.

Sipas People, gjykatësi i qarkut Ventura, David R. Worley, vendosi në një seancë paraprake dy-orëshe të hënën. 40-vjeçari fillimisht u akuzua për përndjekje, por ankesa u ndryshua të premten, Aleksandri deklaroi se ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat.  

Spears, 40 vjeç, kishte marrë më parë një urdhër ndalimi tre-vjeçar kundër Aleksandrit që e urdhëron atë t’i qëndronte të paktën 100 metra larg. Në dhjetor 2021, ai u arrestua për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe përndjekje të një gruaje të paidentifikuar. Ai u deklarua fajtor për akuzat më 4 janar dhe u dënua me gati një vit shërbim prove.

Aleksandri u arrestua më parë në janar 2021 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe më pas përsëri atë gusht për thyerjen e protokolleve të sigurisë në një aeroport. Asghari është burri i tretë i Spears. Ajo ishte gjithashtu e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç.

david r. worley britney spears sam asghari jason alexander

Sondazh

Poll