Art&Argëtim

Mbytet në lumë, ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja Mary Mara

Policia tha se nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e 61-vjeçares ndërkohë pritet të kryehet autopsia për të zbuluar shkakun e mbytjes.

28 Qershor 2022, 11:38 Nga j.c
Mbytet në lumë, ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare
Mary Mara

SHBA- Aktorja 61-vjeçare Mary Mara ka ndërruar jetë pasi po notonte në lumin St. Laërence në Nju Jork.  Përfaqësuesja e aktores konfirmoi vdekjen e saj.

"Trupi i Marisë u gjet këtë mëngjes në lumin e saj të dashur St Laërence. Ajo u mbyt teksa po notonte. Mary ishte një nga aktoret më të mira që kam takuar ndonjëherë. Ajo kishte një sens të mrekullueshëm humori dhe një pikëpamje unike për jetën. Më kujtohet ende hera e parë që e pashë në skenë në Mad Forest në 92. Ajo ishte krejtësisht magjepsëse, e dashur dhe do të mungojë,"-tha ajo.

Sipas People, në një deklarate nga kunati i saj Scott Dailey, thuhet se Mara ishte duke qëndruar në shtëpinë verore të motrës së saj Martha. Policia tha se nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e 61-vjeçares ndërkohë pritet të kryehet autopsia për të zbuluar shkakun e mbytjes.

mary mara

Sondazh

Poll