Art&Argëtim

FOTO/Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë "Ramsay Hunt"

Justin kohët e fundit ka folur për sëmundjen duke u thënë ndjekësve të tij në Instagram se po lufton me një virus që i shkaktoi sindromën Ramsay Hunt

28 Qershor 2022, 09:40 Nga d.d

FOTO/Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

Justin Bieber, Hailey Bieber

SHBA-Justin Bieber është parë për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë Ramsay Hunt. Sipas mediave të huaja, Justin dhe gruaja e tij, Hailey Bieber dukeshin të qetë dhe të buzëqeshur kur zbritën nga avioni i tyre në Los Anxhelos, pasi kaluan 2 javët e fundit në një ishull privat në Bahamas.

Justin ishte i veshur sportiv plot ngjyra ndërsa kishte vënë edhe një kapuç dhe një palë syze.

FOTO/Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik
Justin Bieber, Hailey Bieber

Justin kohët e fundit ka folur për sëmundjen duke u thënë ndjekësve të tij në Instagram se po lufton me një virus që i shkaktoi sindromën Ramsay Hunt, e cila i ka paralizuar anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai shpjegoi se kjo është arsyeja pse ai duhej të humbiste shfaqjet e fundit dhe u tha fansave se duhej të merrte pak kohë për të punuar për t’u përmirësuar.

Ende nuk është e qartë se sa kohë mund t’i duhet këngëtarit për një rikuperim të plotë. Deri më tani, turneu i tij është botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022 në Itali.

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll