Aktualitet

U dogjën dhjetra koshere bletësh, vihet në hetim autori që i vuri zjarrin tokës në Fier

Ngjarja ndodhi ditën e dielë, ku u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh

28 Qershor 2022, 13:15 Nga A.B
U dogjën dhjetra koshere bletësh, vihet në hetim autori që i
Zjarr ne Fuier

FIER- Veri Lumanjaku, është personi i dyshuar që i ka vënë zjarrin tokës në fshatin Jagodinë të bashkisë Roskovec. Autori, me banim në Durrës është vënë nën hetim për zjarrëvënie të qëllimshme. 

Dyshohet se ai ndezi zjarrin për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë, ku u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh. 

zjarr ne fier fier

Sondazh

Poll