Aktualitet

Shpallen në kërkim dy persona në Gjirokastër, kunata denoncon kunatin për dhunë fizike

Një denoncim tjetër ka ardhur nga një 32-vjeçare e identifikuar me inicialet C. V., e cila i është drejtuar policisë së Gjirokastrës pasi pretendon se vëllai i saj 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

28 Qershor 2022, 12:58 Nga j.c
Shpallen në kërkim dy persona në Gjirokastër, kunata
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Dy denoncime për dhunë në familje janë bërë ditën e sotme në komisariatin e Gjirokastrës. Policia ka shpallur në kërkim një person të identifikuar me inicialet F. Xh, banues në fshatin Përparim, Memaliaj. Kunata e tij e identifikuar me inicialet Sh. Xh e ka kallëzuar atë pasi pas një debati për motive të dobëta ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Një denoncim tjetër ka ardhur nga një 32-vjeçare e identifikuar me inicialet C. V., e cila i është drejtuar policisë së Gjirokastrës pasi pretendon se vëllai i saj 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”. 30-vjeçari i cili banon në Itali është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Xh., banues në fshatin Përparim, Memaliaj, pasi ka bërë kallëzim kunata e tij, shtetasja Sh. Xh., se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. Xh. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. V., 30 vjeç, banues në Itali, pasi ka bërë kallëzim motra e tij, shtetasja C. V., 32 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.

gjirokaster shpallen ne kerkim dy persona ne gjirokaster shpallen ne kerkim 2 persona

Sondazh

Poll