Aktualitet

“Iku nga shtëpia më 8 maj dhe s’u kthye më”/ Babai denoncon zhdukjen e të birit në Fier

Zhduket 32-vjeçari në Fier.

28 Qershor 2022, 13:10 Nga A.B
“Iku nga shtëpia më 8 maj dhe s’u kthye më”/
Policia Fier

FIER- Një 32-vjeçar është zhdukur nga banesa që prej datës 8 Maj. Policia informon se zhdukja e të riut është denoncuar nga i ati, 71-vjeçari me inicialet E.A. Personi me inicialet M.S nuk ka kontaktuar familjen që prej 1 muaji, ndaj dhe familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datë 27.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 71 vjeç, banues në Selishtë, Fier, se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin M. S., 32 vjeç, që prej datës 08.05.2022. Po punohet për gjetjen e 32-vjeçarit.

fier zhduket 32-vjeçari ne fier

Sondazh

Poll