Aktualitet

Helmimi i 180 qytetarëve në Kukës, dalin analizat e ISHP: Uji është i pastër

28 Qershor 2022, 13:11 Nga k.m.
Helmimi i 180 qytetarëve në Kukës, dalin analizat e ISHP: Uji
Foto ilustruese

KUKËS- Kanë dalë përgjigjet e analizave të ujit në Kukës që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik, pas helmimit të 180 qytetarëve, që dyshohej se kishin konsumuar ujë të ndotur. Nga analizat rezulton se uji nuk ka përmbajtje bakteriologjike. Të dhënat e analizave të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm. Ç'ka ngre dyshimet se shtrimet kanë ndodhur për shkak të virozave të stinës. 

Prej tre ditësh në Kukës është raportuar për helmim masiv. 50 qytetarë janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshimi kryesor ra mbi ujin e pijshëm. Kryebashkiaku Safet Gjici u shpreh se uji i pijshëm nuk ka asnjë problem, por që është përzier me atë të kanaleve dhe rrjedhimisht është ndotur e ka helmuar qytetarët. 

helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll