Bota

"Rusia është një vend vrasësish dhe gënjeshtarësh", Kuleba flet pas sulmit në Kremenchuk

Kuleba theksoi se diplomatët dhe zyrtarët rusë po përhapnin teori të çmendura konspirative, duke mohuar se kishte pasur fare një sulm me raketa.

28 Qershor 2022, 12:59 Nga d.a.
"Rusia është një vend vrasësish dhe
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba komentoi reagimin e rusëve dhe diplomatëve rusë ndaj sulmit në qendrën tregtare dhe argëtuese në Kremenchuk.

"Është e neveritshme të shikosh reagimet e Rusisë ndaj sulmit raketor të Rusisë ndaj Kremençukut. Rusët e zakonshëm gëzohen në rrjetet sociale. Diplomatët dhe zyrtarët rusë po përhapin teori të çmendura konspirative, duke mohuar se ka pasur fare një goditje. Rusia është një vend vrasësish dhe gënjeshtarësh të plotë.“- thuhet në deklaratën në Twitter.

Kuleba theksoi se diplomatët dhe zyrtarët rusë po përhapnin teori të çmendura konspirative, duke mohuar se kishte pasur fare një sulm me raketa.

Ditën e djeshme një sulm me raketë goditi një qendër tregtare në Kremenchuk ku presidenti Zelenskyy theksoi se në ato momente ndodheshin rreth 1000 persona. Deri më tani raportohen 10 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

dmytro kuleba sulm ne kremenchuk

Sondazh

Poll