Bota

Shqiptarja tregon si u dhunua Rudy Giuliani në supermarket: Një burrë e gjuajti, i tha ndyrësirë

Rugova po bënte pazar në market kur pa kryebashkiakun Giuliani, të cilit i kërkoi të bënte një foto.

27 Qershor 2022, 23:56 Nga F.M
Shqiptarja tregon si u dhunua Rudy Giuliani në supermarket: Një
Drita Rugova

SHBA- Drita Rugova, një shqiptare, banore në New York ka treguar se si është sulmuar ish-kreu i Bashkisë, Rudy Giuliani. Mediat vendase shkruajnë se Rugova po bënte pazar në market kur pa kryebashkiakun Giuliani, të cilit i kërkoi të bënte një foto. Por, pa e shkrepur ende foton, një person ka sulmuar ish-kryebashkiakun dhe e ka qëlluar atë.

“Ndërsa po bëheshim gati të dilnim fotografi një burrë iu afrua zotërisë dhe e goditi nga pas, pranë qafës dhe e quajti “Ndyrësirë”. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Më erdhi shumë keq për z. Guiliani. Askush nuk meriton diçka të tillë, pavarësisht bindjeve politike,”- u shpreh Drita.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Staten Island, ku Giuliani ndodhej së bashku me të birin. Një person iu afrua dhe e qëlloi me shpullë nga mbrapa, duke e quajtur “ndyrësirë”. 39-vjeçari u ndalua nga policia dhe u akuzua për sulm të shkallës së dytë ndaj një personi të moshuar.

drita rugova

Sondazh

Poll