Bota

Skandali me ambasadorin Berishaj, Kurti: Sajesa. Martin është profesor i shkëlqyeshër

Në një intervistë për 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kurti e lartësoi Berishajn duke e quajtur patriot e profesor i shkëlqyeshëm.

27 Qershor 2022, 23:26 Nga I.A
Skandali me ambasadorin Berishaj, Kurti: Sajesa. Martin është profesor
Albin Kurti

TIRANË-  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili muaj më parë ishte përfshirë në një skandal financiar në këtë shtet. Në një intervistë për 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kurti e lartësoi Berishajn duke e quajtur patriot e profesor i shkëlqyeshëm.

Peka: Zoti Kurti për ta mbyllur me korrupsionin, pastaj kam një pyetje të fundit. U mendua shumë se kur u pretendua nga mediat që u zbulua një skandal korrupsioni me ambasadorin Berisha është i përfshirë z. Kurti, a ka kryeministri Kurti një përgjigje për këtë?

Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni, përkundrazi do të ketë kallëzim penal dhe sqarim në gjykatë për shpifje të tilla. Profesor Martin Berisha është ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, është patriot i Malësisë edhe është profesor i shkëlqyeshëm. Edhe nuk ka gjë aty, ajo ishte sajesë e një fushate, që zhvillohej në Slloveni ku ish kryeministri, i humbi zgjedhjet dhe e përfshinë profesorin-ambasador në disa luftëra të tjera të brendshme ku nuk ka të bëjë asgjë as qeveria dhe as diplomacia e Kosovës.

albin kurti

Sondazh

Poll