Bota

Kurti: Po të mendonte Rama si unë për Open Balkan, shqiptarët do të ishin më të favorizuar në Evropë

Sipas tij, ajo çfarë po ndodh sot është një lloj e ringjalljes ushtarake dhe luftarake e pansllavizmit e kombinuar me një ideologji social-konservatore të skajshme.

27 Qershor 2022, 23:19 Nga F.M
Kurti: Po të mendonte Rama si unë për Open Balkan,
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se përfshirja e Edi Ramës në Open Balkan e dobëson Shqipërinë e Kosovën para Bashkimit Evropian. I ftuar në "Çim Peka Live", Kurti tha se nëse Rama do të mendonte njësoj si ai për projektin Ballkani i Hapur, shqiptarët do të ishin më të favorizuar në BE.

Pjesë nga intervista

Peka: Ata nuk pritën ta ndryshojë në këtë gjë dhe fatkeqësisht edhe për shkak të angazhimit të kryeministrit shqiptar për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe refuzimit me të drejtë të Kosovës, Kosova dhe jo Serbia, po profilizohet sot si protestuese e bashkimeve rajonale si shtet që pengon marrëveshje dhe jo si bashkëpunuese. Ndërkohë që Serbia, e cila ka bërë një gjenocid që nuk po ju kujtohet më, po kthehet në faktorin kryesor në rajon, nga faktori ndërkombëtar. Kam idenë që ...zyrtarët serb e kanë shumë më të lehtë të takohen në Uashington më zyrtarët amerikanë se sa zyrtarët e Kosovës. Pse kjo dhe sa e rrezikshme është?!

Kurti: Në njërën anë ata kanë fuqi të madhe lobuese. E kanë pasur gjithmonë . E dyta ka ndodhur një rehabilitim i presidentit të Serbisë nga pararendësit e mi. Dhe e treta, po ashtu e rëndësishme është se lufta ruse në Ukrainë pra invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të përmirësohet imazhi i shqiptarëve por me kushtin që edhe shqiptarët të jenë konsistent. Unë besoj që kurrë nuk kemi pasur Shqipëria dhe Kosova rejtingun më të lartë në Perëndim se tani. Mua asnjë prej këtyre krerëve të diplomacisë botërore dhe krerëve politik në perëndim nuk më ka thënë që Serbia është më konstruktive se ne. Por në këtë ‘mahallën ballkanike’ bëhet një zhurmë e tillë por nuk do të thotë kjo duhet të trembë asnjeri.

Dhe e fundit që desha të them për këtë iniciativë është se diçka personale, as si përcaktim i imi politik, as si ndjeshmëri e imja kulturore, unë nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka pasur shumë projekte të tilla gjatë shekullit njëzet. Më i famshmi është ai i Gjergj Dimitrovit, bullgarit. Por një federatë a konfederatë ballkanike, unë nuk besoj te ato. Unë besoj se Bashkimi Europian është fati dhe destinacioni ynë dhe se Europa është kontinenti ynë. Nëse do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm si komb shqiptar. Por natyrisht asnjë komb nuk është i vetëmjaftueshëm dhe po dola nga kombi shqiptar nuk kam pse ndalem në Ballkan. Nëse dal nga Kombi shqiptar po shkoj në Romë në Berlin në Paris në Tokio, nuk kam pse ndalem në Ballkan. Prandaj kjo vetëmjaftueshmëria kulturore historike e Ballkanit nuk është diçka që unë e pranoj as personalisht. 3

Peka: Z, Kurti po të kishte dhe Shqipëria një kryeministër që mendon si ju për ‘Ballkanin e Hapur’ , shqiptarët a do të ishin më të favorizuar sot në Europë??

Kurti: Besoj që Shqipëria, Kosova, janë boshti në Ballkan që në njërin krah kanë së pari Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, gjithashtu në NATO ndërkaq nga aspekti i peshës edhe historike janë Kroacia por edhe Sarajeva zyrtare, por edhe Bullgaria përkatësisht Sofja zyrtare. Kjo e mban Ballkanin paqësor dhe e ndalon edhe hegjemoninë serbe edhe pansllavizmin. Sepse ajo çfarë po ndodh sot është një lloj e ringjalljes ushtarake dhe luftarake e pansllavizmit e kombinuar me një ideologji social-konservatore të skajshme. Ndërsa pas invazionit dhe agresioni në Ukrainë këtë nuk mund ta quaj ndryshe veçse fashizëm rus. Sepse fashizmi nuk është i rezervuar vetëm për Gjermaninë dhe Italinë mes dy luftërave botërore , dhe as për Kilin e para gjysmë shekulli. Por fazhimi mund t’i bjeri çdo pupulli e i ka rënë super-fuqisë së quajtur Rusi.

albin kurti

Sondazh

Poll