'Pse sulmoni vetëm Haradinajn?' Kurti: Nuk është ai qëllimi im
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me mënyrën se si komunikon dhe u përgjigjet opozit&...
Duke folur për mungesën e rritjes së rrogave minimale, Kurti tha se qeveria e tij është fokusuar më së shumti te punësimi i qytetarëve.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me zhvillimin ekonomik të Kosovës. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', Kurti ka deklaruar se vetëm vitin e kaluar ka pasur një rritje ekonomike prej 10.53%. Duke folur për mungesën e rritjes së rrogave minimale, Kurti tha se qeveria e tij është fokusuar më së shumti te punësimi i qytetarëve.
Pjesë nga biseda:
Kurti: Por Kosova ka qenie normale, është shtet normal, që ka pasur një rritje dyshifrore ekonomike vitin e kaluar prej 10.53%. Kemi rritur investimet e huaja prej 22%, eksportet për 83%, të hyrat tatimore prej 34 % pa e ndryshuar politikën fiskale, sepse kur njerëzit kanë shpresë, më shumë shpenzojnë se sa kursejnë dhe kur shohin se nuk ka skandale të korrupsionit në qeveri, paguajnë më kollaj tatime. Dhe po tregojmë se jemi një shtet normal.
Peka: I besoni realisht këto rritje ekonomike ...
Kurti: Padyshim.
Peka: Po pse nuk i rrisni pagat në këto kohë krize, kur Kosova qenka më mirë? Sepse rritja e fundit është me qeverinë Thaçi, në mos gaboj.
Kurti: Unë kam garuar për kryeministër jo me ligjin për pagat, por me sloganin, ‘Drejtësi dhe punësim’. Sipas ‘Justic Project’ Kosova është e para në Ballkan për sundimin e ligjit dhe e 60 në botë. Ndërkaq 25 mijë vend të punës i kemi shtuar vitin e kaluar, 10 mijë drejtpërsëdrejti për shkak të pakos së ‘Ringjalljes Ekonomike’. Domethënë unë dëshiroj punësimin e njerëzve dhe jo thjeshtë rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik. Edhe pagën mesatare në sektorin publik e kemi më të lartën se në sektorin privat. Unë jam interesuar që të rritet mesatarja dhe shumica dërrmuese e të punësuarve, rreth 80% janë në sektorin privat. Ne dëshirojmë që edhe në sektorin publik të rritet paga, por rritja e pagës nuk duhet ta ndjekë thjeshtë rritjen në ekonomi, por duhet ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike.
Peka: Nëse ju kuptova drejt ju keni për qëllim, më shumë se sa rritjen e pagës, numrin e të punësuarve?
Kurti: Padyshim, punësimi ka prioritet ndaj rritjes së pagës, sepse ne e kemi papunësinë ende të lartë.
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me mënyrën se si komunikon dhe u përgjigjet opozit&...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i ci...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës është shprehur se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë nëse nuk do...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se përfshirja e Edi Ramës në Open Balkan e dob&eum...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk iu përgjigj pyetjes së Çim Pekës për raportin që ka m...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk gjen dot shpjegim se përse vendit të tij nuk iu janë liberalizuar ende...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se me kryeministrin Edi Rama ka marrëdhënie normale...
Josep Borrell BRUKSEL- Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, mendon se mënyra sesi po merren vendimet për zgjerimin e Bashkimit ...
Rusi RUSI- Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucio...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se homologu i tij në Shqipëri Edi Rama dhe Presidenti i...