Bota

'Pse sulmoni vetëm Haradinajn?' Kurti: Nuk është ai qëllimi im

Ajo gjithashtu u shpreh se ka debatuar gjithashtu ashpër me kren e PDK-së Memli Krasniqi

27 Qershor 2022, 23:36 Nga I.A
'Pse sulmoni vetëm Haradinajn?' Kurti: Nuk është ai
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me mënyrën se si komunikon dhe u përgjigjet opozitës. I ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kurti teksa u pyet se përse sulmon vetëm kreun e AAK-së Ramush Haradinajn, tha se nuk e ka këtë qëllim. Ajo gjithashtu u shpreh se ka debatuar gjithashtu ashpër me kren e PDK-së Memli Krasniqi

Peka: Pyetja e fundit! Sjellja juaj ndaj opozitës, sigurisht që është mjeshtëri politike ta faktorizosh dhe të reagosh gjithmonë me pikën më të dobët të opozitës. Dihet që opozita ka tre parti,LDK PDK dhe partia e zotit Harajdinaj, e cila është minore përballë dy tjerave, por i cili është edhe më i atakueshëm në perceptim përsa i përket korrupsionit. Kam vënë re që në çdo debat i drejtoheni z.Harajdinaj duke i thënë ‘Na i ktheni ato 70 mijë hektarë’, nëse s’gabohem, apo sa janë...

Kurti: 200 hektarë për 70 mijë euro...

Peka: Sigurisht që kjo e identifikon opozitën në sytë e opinionit publik me z. Ramush Haradinaj që në perceptim është më i atakueshëm se sa dy kryetarët e dy partive të tjera. Politikisht mund të jetë gjetje, por moralisht nuk është fort korrekte, pse nuk replikoni dhe nuk debatoni me Lumir Abdixhikun por zgjidhni pikën më të dobët të opozitës dhe e personifikoni atë si opozitë?

Kurti: Më besoni, as nuk është qëllimi im i tillë, por më duhet t’ju them që as realiteti.
Në seancën e fundit që kishte polemika të ashpra kam pasur më shumë polemika me kryetarin e PDK Krasniqin, sepse ai foli më së shumti, fare pak me kryetarin e AAK Haradinaj dhe aspak me kryetarin e LDK Abdixhikun për shkak se ai as që e mori fjalën.

albin kurti memli krasniqi ramush haradinaj

Sondazh

Poll