Art&Argëtim

Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, futet në operacion: Rrezikova krahun

Konomi shton se tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por që ende është i shtruar në spital.

27 Qershor 2022, 23:54 Nga F.M
Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, futet në operacion: Rrezikova
Arjan Konomi

JORDANI- Arjan Konomi, ish-opinionisti i "Përputhen" ka pësuar një aksident teksa ndodhej me pushime në Jordani. Në një postim të bërë në Instagram, Konomi tregon se ka bërë një operacion dhe se ka rrezikuar të humbasë një krah. Konomi shton se tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por që ende është i shtruar në spital.

"Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye,"- thotë Konomi. 

Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, futet në operacion: Rrezikova
Postimi i Arjan Konomit

arjan konomi

Sondazh

Poll