Art&Argëtim

VIDEO/ Aksidentohet djali 10-vjeçar i Ben Affleck, përplas një ''Lamborghini"

Samuel kishte shoqëruar babain dhe partneren Affleck këngëtaren Jennifer Lopez, në një dyqanin me makinave luksoze

27 Qershor 2022, 10:30 Nga d.d
VIDEO/ Aksidentohet djali 10-vjeçar i Ben Affleck, përplas
Ben Affleck dhe djali i tij Samuel

SHBA- Djali 10-vjeçar i aktorit Ben Affleck, Samuel, ka përplasur një “Lamborghini" me një BMW. Ngjarja ka ndodhur dje në Los Angelos teksa ai ishte ulur tek vendi i shoferit të Lamborghinit" dhe përplasi BMW e parkuar pas saj.

Në videon e mëposhtme shihet momenti teksa Samuel del nga makina dhe shikon dëmtimin i frikësuar, më pas afrohet Affleck dhe e përqafon djalin mos të trëmbej për gabimin e tij. 

Sipas mediave të huaja, Samuel kishte shoqëruar babain dhe partneren e Affleck këngëtaren Jennifer Lopez, në një dyqanin me makina luksoze.

VIDEO/ Aksidentohet djali 10-vjeçar i Ben Affleck, përplas
Benn Affleck, djali i tij Samuel, Jennifer Lopez

Ata po shikonin makina të ndryshme kur Affleck e lejoi të birin që të hipte në sedijen e shoferit të një “Lamborghini” të verdhë që ishte i ndezur. 10-vjeçari më pas ka lëvizur diçka dhe mjeti u përplas me pjesën e përparme të makinës së bardhë pranë tij.

ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll