Art&Argëtim

Mbretëresha Elizabeth II udhëton në Edinburg për javën mbretërore

Mbretëresha për herë të fundit është parë në publik gjatë festimeve të Jubileut Platinum

27 Qershor 2022, 14:10 Nga d.d
Mbretëresha Elizabeth II udhëton në Edinburg për javën
Mbreteresha Elizabeth II

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabethh II, ka mbërritur në Edinburg për fillimin e një jave të ngjarjeve mbretërore në Skoci.

Sipas BBC, mbretëresha do të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të çelësave, e shoqëruar nga konti dhe kontesha e Wessex. Ajo ka patur probleme shëndetësore kohët e fundit dhe vendimi për të udhëtuar në Edinburg u konfirmua sot. Mbretëresha për herë të fundit është parë në publik gjatë festimeve të Jubileut Platinum në fillim të këtij muaji.

Dalja e saj në ballkonin e Pallatit Buckingham për finalen e Konkurrencës Platinum erdhi në fund të fundjavës jubilare. Mbërritja e saj në Edinburg shënon fillimin e Javës Mbretërore, me ngjarje që do të zhvillohen në të gjithë Skocinë nga anëtarët e Familjes Mbretërore. Ajo pritet të qëndrojë në rezidencën në Pallatin e Holyroodhouse deri më 1 korrik.

Gjatë Ceremonisë së Çelësave, e cila zhvillohet në oborrin e Holyroodhouse, monarkut i ofrohen simbolikisht çelësat e qytetit nga Lord Provost.

mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll