Art&Argëtim

Alaudin Hamiti moderatori i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”

Bashkëngjitur me fotot ai ka shkruar se është shumë i lumtur që do të prezantojë BBVK.

27 Qershor 2022, 13:38 Nga j.c
Alaudin Hamiti moderatori i edicionit të parë të “Big
Alaudin Hamiti

KOSOVË- “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë. Gjatë kësaj kohe të gjithë kanë qenë në pikëpyetje se cili mund të jetë prezantuesi/ja. Më në fund është zbuluar që edicioni i parë i BBV kosova do të prezantohet nga moderator Alaudin Hamiti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë moderator i cili ka postuar disa foto në Instagram. Bashkëngjitur me fotot ai ka shkruar se është shumë i lumtur që do të prezantojë BBVK.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në "Big Brother VIP Kosova", me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar.”-ka shkruar ai.

Alaudin Hamiti moderatori i edicionit të parë të “Big
Alaudin Hamiti

Akoma nuk është zbuluar se kush do të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e formatit apo opinionisti edhe pse fansat kanë filluar të aludojnë dis nga emrat. 

alaudin hamiti big brother vip kosova bbvk

Sondazh

Poll