Art&Argëtim

FOTO/ Në jahte, pallate luksoze dhe ishuj, pushimet verore të miliarderëve Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Tim Cook dhe Richard Branson

Shtëpia e Bezos është ndër të parat për pushime luksoze

27 Qershor 2022, 12:18 Nga d.d
FOTO/ Në jahte, pallate luksoze dhe ishuj, pushimet verore të
Mark Zuckerberg, Larry Ellison, Jeff Bezos, Richard Branson dhe Tim Cook

SHBA-Pushimet verore për miliarderët duken ndryshe. Themeluesi i Metës Mark Zuckerberg të Metës, pushimet e tije verore janë duke bërë sërf pranë 607 hektarëve të tij në Hawaii dhe në liqenin Tahoe. CEO miliarder i Apple Tim Cook, po kalon pushimet larg drejtimit të prodhuesit të iPhone duke eksploruar parqet kombëtare.

Sipas mediave të huaja, kur Zuckerberg nuk është në zonën e Gjirit të San Franciskos atje ku drejton Meta-n, ai është parë shpesh duke bërë sërf ose duke kërcyer në valët e Kauait, gjë që ai thotë se e ndihmon të largojë mendjen nga puna.

Ai gjithashtu ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë në një pronë private në bregun perëndimor të Liqenit Tahoe, pak jashtë qytetit Tahoe. Tahoe është një destinacion popullor gjatë verës për banorët e Zonës së Gjirit.

Shtëpia e Bezos është ndër të parat për pushime luksoze. Themeluesi i Amazon ka ndërtuar një sërë pronash të shtrenjta gjatë viteve të fundit, shtëpia e tij më e re është në Maui, Haëaii.

Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sánchez , blenë shtëpinë, e vendosur në një zonë të izoluar në bregun jugor të ishullit pranë fushave të laves me një vlerë prej 78 milionë dollarësh.

CEO i kompanisë Dell Technologies Michael Dell,  zotëron një Rezidenc prej 18,500 metra katrorë në Hawaii. Dell, i cili ka një vlerë neto prej mbi 51 miliardë dollarë , ka një perandori luksoze pronash që shtrihet nga Teksasi në qytetin e Nju Jorkut. Por kur bëhet fjalë për pushimet, Dell ka të ngjarë të shkojë në Haëaii, ku ai zotëron një pallat.

Themeluesi miliarder i Virgin Group,Richard Branson, nuk ka vetëm një shtëpi pushimi, ai zotëron një ishull të tërë. Ishulli Necker Branson, pjesë e Ishujve Britanikë, shtrihet në 30 hektarë. Vizitorët mund të rezervojnë një dhomë ose të marrin me qira të gjithë ishullin. Mysafirët mund të marrin pjesë në sporte lundrimi, tenisi, hëpësira për jog ose vizitojnë spa.

Themeluesi i Oracle, Larry Ellison , zotëron gjithashtu një ishull. Ai bleu Lana'i, një ishull të vogël që është pjesë e Hawaii, në vitin 2012 me një vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Një tjetër miliarder që nuk mund t'i rezistojë një pushimi në Hawaii është Marc Benioff, CEO i Salesforce. Benioff, i cili ka mbi 7 miliardë dollarë ka shpenzuar 12.5 milion dollarë në një pronë prej dy hektarësh në Big Island në vitin 2000. 

Cook, është në një udhëtim në një nga parqet kombëtare. Ai njihet për kursime pavarësisht nga pasuria e tij neto prej rreth 2 miliardë dollarësh, ai nuk duket se shpenzon në jahte apo shtëpi pushimi.

 

 

larry ellison mark zuckerberg richard branson tim cook jeff bezos

Sondazh

Poll