Art&Argëtim

David Beckham zbulon dietën e Victorias: Ka ngrënë të njëjtën pjatë çdo ditë për 25 vite

ish-futbollisti u shpreh gjatë një interviste se gruaja e tij e cila është mjaft në formë rrallëherë devijon nga dieta e saj dhe sipas tij hera e fundit ishte kur ajo ishte shtatëzënë.

27 Qershor 2022, 12:07 Nga j.c
David Beckham zbulon dietën e Victorias: Ka ngrënë të
Victoria dhe David Beckham

MBRETËRIA E BASHKUAR- Futbollisti David Beckham ka zbuluar së fundmi se bashkëshortja e tij Victoria Beckham hante të njëjtën pjatë çdo ditë prej 25 vitesh. Ai gjithashtu theksoi se ajo nuk bën përjashtime të dietës së saj as në  ditëlindjet, festat e fundvitit, eventet e punës, darkat në restorante.

"Që kur e takova, Victoria ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë me një pjesë të perimeve të ziera në avull”- tha David Beckham.

Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti u shpreh gjatë një interviste se gruaja e tij e cila është mjaft në formë rrallëherë devijon nga dieta e saj dhe sipas tij hera e fundit ishte kur ajo ishte shtatëzënë.

"E vetmja herë që ajo ndoshta ka shijuar ndonjëherë diçka që ishte në pjatën time ishte kur ishte shtatzënë me Harper, dhe ishte gjëja më befasuese ndonjëherë, betohem që ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ushqimi ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më që atëherë”- tha Beckham.

Victoria kishte shpjeguar më parë për fansat se ajo kurrë nuk ha ushqime të gatuara në vaj, gjalpë apo salca dhe nuk ha as mish të kuq apo produkte qumështi. David dhe Victoria Beckham nënshkruajnë me Netflix: Së shpejti një seri për jetën e tyre 

victoria beckham david beckham

Sondazh

Poll