Aktualitet

DEA në Tiranë? Anila Hoxha: S’është e vërtetë, mund të vijnë efektivë, por monitorimi bëhet nga Athina

Gazetarja u shpreh se këtë informacion e ka nga burime të sigurta e se DEA është e vendosur në Greqi për të gjithë rajonin.

27 Qershor 2022, 19:21 Nga F.M
DEA në Tiranë? Anila Hoxha: S’është e
Anila Hoxha

TIRANË- Agjencia federale e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara nën Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, e ngarkuar me luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës do të sjellë deegatë në Shqipëri. Ky është lajmi që ka qarkulluar sot në të gjitha mediat, duke shtuar se Tirana tashmë do të ketë edhe zyra të DEA-s. Por, gazetarja Anila Hoxha thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

E ftuar në “Top Talk”, Hoxha ka treguar se DEA amerikane nuk ka asnjë zyrë në Tiranë dhe se lajmet që qarkullojnë nëpër media janë të pavërteta.

Gazetarja u shpreh se këtë informacion e ka nga burime të sigurta e se DEA është e vendosur në Greqi për të gjithë rajonin. Nga Athina, sipas Hoxhës kontrollon gjithçka.

“Unë u interesova pranë policisë së shtetit dhe pranë disa burimeve diplomatike në ambasadën amerikane  në Tiranë dhe u konfirmua se aktualisht DEA amerikane nuk ka asnjë zyrë në Tiranë. Nëse në të ardhmen do të ketë oficerë që do të qëndrojnë këtu, kjo mund të jetë një temë diskutimi. Ndërkohë për të mos e parë si lajm, lajmi i mirë është se DEA pavarësisht se është i vendosur në Greqi, kontrollon të gjitha operacionet, kryesisht ndërkombëtaret të stimuluara apo ato që quhen me dorëzim të kontrolluar. Në disa nga operacionet e viteve të fundit, të dyja palët edhe trafikantët vendosin GPS për të kontrolluar dërgesat, por edhe DEA vendos të tilla për të kontrolluar dërgesën derisa të shkojë në destinacionin final. DEA kontrollon shumë mirë të gjitha operacionet. Edhe 400 kg kokainë në të cilin Shqipëria u përdor si pikë tranziti, DEA e ka ndjekur hap pas hapi këtë dërgesë, është ndjekur hap pas hapi. Ishte një plan I organizuar dhe kamioni është lejuar të kalohet edhe pse kishte dërgesa të tilla në të,”- tha Hoxha.

anila hoxha dea ne shqiperi

Sondazh

Poll