Aktualitet

Fundoset jahti në Drimadhes, iu hapën tapat e u mbush me ujë, s'kishte njerëz brenda

Jahti rezulton të jetë në pronësi të Festim Mark Prendi dhe ka qenë i ankoruar rreth 130 metra larg bregut të detit.

27 Qershor 2022, 19:17 Nga F.M
Fundoset jahti në Drimadhes, iu hapën tapat e u mbush me ujë,
VLORË

VLORË- Një jaht 17 metra i gjatë është fundosur në det ne zonën e Drimadhes. Jahti rezulton të jetë në pronësi të Festim Mark Prendi dhe ka qenë i ankoruar rreth 130 metra larg bregut të detit në momentin që është fundosur. Paraprakisht raportohet se brenda në jaht nuk ka pasur njerëz brenda dhe për pasojë nuk ka të lënduar.

Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues, ndërkohë që bëhet me dije se jahtit dyshohet t'i jenë hapur tapat në pjesën e fundit. Për rrjedhojë, mjeti lundrues është mbushur me ujë dhe është përmbytur. 

fundoset jahti vlore

Sondazh

Poll